Terapia Metakognitive - Psikoedukimi dhe trajtimi terapeutik #446616

di Elton Kazanxhi

Elton Kazanxhi

(Ancora nessuna recensione) Scrivi una recensione
14,99€

Leggi l'anteprima

Prezantimi nfa Sema Halili dhe Nebahat Ziberi

Këtu lind pyetja Çka është Terapia Metakognitive? Cili është qëllimi i kësaj terapie?  Si funksionon kjo terapi?

Libri i autorit Elton Kazanxhi,përshkruan karakteristikat teorike dhe praktike që dallohen në Terapinë Metakognitive, duke theksuar ndryshimet në krahasim me Terapinë kognitive-biheviorale. Edhe pse të dy qasjet kanë të bëjnë me kognicionet, ato japin shpjegime të ndryshme se si kogncionet mbajnë rregullimin dhe fokusohen në aspektet e ndryshme të mendimit. Në mënyrë specifike, TMC thekson se ajo që ka rëndësi nuk është se çfarë mendojnë personat për diçka , por si e mendojnë ata këtë gjë.
Ashtu siç e përshkruan autori qëllimi kryesori TMC është të modifikojë proceset e mendimit që mbështesin një përpunim “shtrembërues” të orientuar drejt dështimit dhe natyrës së reagimit jofunksional ndaj këtij lloji kognicioni. Ky proces shfaqet dhe kontrollohet nga metakognicioni i personit. Ky është aspekti që dallon TMC nga fushat tjera të rëndësishme.
Sipas hulumtimeve më të reja zgjerimi i rolit profesional të terapeutit, gjithnjë e më shumë i tërheq psikologët të orientohen drejt kësaj fushe “të frytshme“, e cila direkt kontribon në fushën profesionale praktike.
Autori gjithashtu diskuton dhe shpjegon shumë mënyra krijuese dhe efektive në të cilat TMC mund të integrohet, duke lehtësuar procesin e shërimit përmes shumë modaliteteve të tjera.
Si një terapistë eklektik nuk i parapëlqenë terapitë strikte dhe të standardizuara sepse sipas tij “Çdo individ funksionon me rritmin e tij dhe dallon nga tjetri”, prandaj siç thotë Kazanxhi, të jesh profesionist sot do të thotë tu shmangesh modeleve strikte dhe të hapësh dyert e integrimit ose të strategjisë eklektike.  Elton Kazanxhi, me këtë libër u ofron terapistëve në mbarë trojet shqiptare një qasje të re terapeutike, duke u ndihmuar që të kenë një teknikë siç është TMC, me qëllim lehtësimin në punën e tyre profesionale dhe praktike. Njëherit ai me botimet e tij kontribuon në begatimin e literaturës psikoterapeutike në gjuhën shqipe e cila deri tani ka qenë deficitare tek ne.
                                                             
                                                                  
Aggiunta al carrello in corso… L'articolo è stato aggiunto

Con l'acquisto di libri digitali il download è immediato: non ci sono costi di spedizione

Altre informazioni:

Formato:
ebook
Editore:
Elton Kazanxhi
Anno di pubblicazione:
2020
Dimensione:
2.04 MB
Lingua:
Italiano
Autori:
Elton Kazanxhi
Protezione:
watermark